Një person ka rënë në pranga në Vlorë, pasi është kapur duke lëvizur me armë dhe mina me telekomandë me vete.
Sipas raportimeve ky shtetas është vënë në pranga në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë.
Personi në fjalë po shoqërohet në këto momente në komisariatin e Vlorës teksa pritet që policia të japë njoftim zyrtar për ngjarjen.