Kronikë

Kapet me 2 kuti fishekzjarrësh me fuqi të lartë shpërthyese,procedohet 38-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 25/12/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka parandaluar futjen dhe tregtimin në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Mësohet se si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike.

Ndërsa është proceduar penalisht poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Mësohet se gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu informojnë se është procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas