Një tjetër sasi kokaine, një pjesë e së cilës ishte e destinuar për në Shqipëri, u kap në Maltë ditën e shtunë. Sipas “Newsbook.com.mt” bëhet fjalë për një sasi prej 144 kilogramë kokainë me vlerë 15.7 milionë euro.
Droga u zbulua nga dogana malteze në tre kontenierë që vinin nga Amerika Latine. Sipas medias malteze, dy prej konnetierëve kishin destinacion final portin e Durrësit në Shqipëri, ndërsa kontenieri tjetër Malin e Zi.
Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kilogramë kokainë.
Kjo është sasia e tretë e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion Shqipërinë vetëm gjatë muajvë të fundit. Më parë janë sekuestruar dy ngarkesa me 91 dhe 24 kg drogë të fshehura po në kontenierë./Opinion.al