Kryesore

Kapet kamioni me 2 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:18 - 03/11/20 |
Al Do

Një kamion i ngarkuar me 2 ton kanabis është kapur në Podgoricë të Malit të Zi. Kamioni ishte me targa shqiptare ndërkohë që autoritetet kanë ndaluar shoferin shqiptar.

Sipas mediave vendase është arrestuar Elvis Çalik, 40 vjeç nga Shqipëria.

Droga u kap në terminalin doganor në Bozaj gjatë kontrollit të kamionit që kishte hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi.

Sipas autoriteteve policore, për këtë trafik ndërkombëtar ishin kryer hetime disa mujore dhe ngarkesë me drogë po mbahej nën vëzhgim.

Nuk ka informacione se ku ishte ngarkuar malli, por sipas mediave malazeze, kamioni i përkiste një kompanie që kryen transport ndërkombëtar të ushqimeve.

Brenda kamionit kishte fruta-perime, të cilat shërbenin si kamuflim për të fshehur drogën. Destinacioni përfundimtar ishte Evropa Perëndimore, dyshohet Gjermania. /Opinion.al

 

Pas