Dy vëllezër në qytetin e Bulqizës kanë kundërshtuar me forcë policinë ditën e sotme dhe e kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku Policia shkoi në banesën e vëllezërve Tançi, pasi gjeti mjetin e njërit prej tyre të përmbysur në një nga rrugët e qytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë shkuar në banesën e shtetasit Bajram Tançi, ku ky i fundit sapo ka parë policinë së bashku me vëllain e tij Besim Tançi kanë kundërshtuar me forcë si dhe goditur me gurë njërin nga punonjësit e policisë duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas janë larguar me vrap. Shërbimet e policisë u janë vënë në ndjekje ku kanë kapur dhe arrestuar njerin prej vëllezërve për veprën “Kundërshtim i punojësit të policisë së rendit”, shtetasin : Besim Tançi, 50 vjeç banues në Vajkal Bulqizë, i dënuar më parë për veprën penale “Armbajtje pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër që është dhe drejtuesi i automjetit shtetasi Bajram Tançi, 35 vjeç, banues në Vajkal Bulqizë për veprat penale , “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit”, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindje ndaj punonjësit të policisë së rendit”, parashikuar nga nenet 236/2 , 291, 237, 242, të Kodit Penal.