Të paktën 4 kg heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit.
Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës./Balkanweb