Një 55-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi është kapur duke vjedhur energjinë elektrike.
Sipas policisë është arrestuar Bajram Vata, banues në fshatin Macukull, Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE në banesën e tij është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike.
Gjatë ndërprerjes së energjisë, Vata ka kundërshtuar edhe punonjësit e OSHEE-së.
Mbi të rëndon akuza për veprat penale “vjedhje e energjisë elektrike” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore.”