Policia greke në Janinë ka kapur 142 kg marijuanë në kufirin me Shqipërinë.
Droga ishte ndarë në 107 pako dhe ishte vendosur në 6 çanta të ndryshme brenda automjetit.
Në pranga është vënë shoferi i makinës, i cili është një 20-vjecar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende. Ndërkohë janë sekuestruar 2 aparate celularë dhe 100 euro.