Një gomone me drogë është kapur sot në Karaburun të Vlorës, e cila kishte destinacion Italinë.
Burime nga policia bënë me dije se në mjetin lundrues u gjetën rreth 1 ton kanabis sativa të paketuar.
Mësohet se në momentin që gomonja u pikas, trafikantët e braktisën atë duke u larguar në këmbë.
Policia tha se ata janë shpallur në kërkim.