Policia italiane arrestoi në Vareze dy vëllezër shqiptarë të cilëve iu sekuestroi një sasi kokaine me vlerë 4 milion euro dhe rreth 234 mijë euro cash.
Sipas mediave italiane shqiptarët transportonin 32 kg kokainë dhe kishin me vete shumën pre 233.950 eurosh. Dy vëllezërit përdornin një automjet i cili kishte ngjallur dyshime gjatë kontrolleve rutinë të Guardia di Finanza në zonë.
Hetimet e vazhdueshme zbuluan një ndërtesë në Inverigo, ku banonin dy vëllezërit. Pasi morën mandatin e kontrollit, agjentët hynë në banesën e vëllezërve shqiptarë ku gjetën 29 pako me drogë si dhe shumën e parave, e ndarë në tufa 10 mijë euro secila. Më vonë u gjetën edhe 3 mijë euro të tjera.
Në bazë të fakteve, dy shtetasit shqiptarë me iniciale Q.N. 34 vjeç dhe A.N. 32 vjeç u arrestuan.
Droga po të hidhej në treg kapte vlerën e 4.5 milionë eurove.