Katër persona janë arrestuar sot nga polica e Beratit pasi u kapën me 2 kg marijuanë në makinën tip “Benz” me targë AA 815 JZ, me të cilën udhëtonin.
Të arrestuarit janë: Amarilodo Muhametanji, 21-vjeç, Klevis Sulko, 19-vjeç, Xhuliaj Dhembo, 24-vjeç, Nertil Hoxhaj 29-vjeç.
Ata u ndaluan në Urë Vajgurore nga efektivë të policisë, të cilët më pas kanë gjetur në makinë lëndën narkotike. Të rinjtë dyshohet se janë kultivues të dy parcelave me kanabis dhe shpërndajnë drogë në Berat dhe Urë Vajgurore, njofton policia.
Arrestimi i tyre vjen pas hetimeve disa mujore të policisë.