Policia italiane ka arrestuar në Bari një shqiptar dhe një rumune të kapur në flagrancë me një sasi të konsiderueshme droge në banesë.
Çiftit që jetonte në një apartament në Mola të Barit, ku edhe u arrestuan, iu gjet 47 kg marijuanë.
Marijuana ishte e ndarë në 11 qese plastike me vakum, 800 gramë kokainë dhe gjysmë kg heroinë.
Shqiptari, pa një vendbanim dhe një punë fikse, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transferuar në burg.
Ai ka thënë se është i fejuar me rumunen, e cila prej kohësh banon në Mola di Bari, gjithashtu e papunë.