Liam Payne dhe Rita Ora kanë kimi të dukshme në skenë. Kjo është vënë re gjatë turneut të tyre me këngën e Fifty Shades Freed, ‘For You’ gjatë 8 muajve të fundit.
Por dy këngëtarët shihen më afër se kurrë ndërsa morën pjesë në festën e VMA në New York.
Ndërsa Bebe Rexha po këndonte në skenë, Rita dhe Liam shihen të përqafuar më njëri-tjetrin.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me muzikantin Andreë Watt. Ndërsa Liam është ndarë nga bashkëshortja e tij Cheryl.
Ndërsa flitet për një marrëdhënie midis tyre, burime thonë se nuk ndodhi asgjë midis dy këngëtarëve.
“Ata qëndruan atje duke folur, duke qeshur dhe kërcyer. Liam mbante krahët e mbështjellur në supet e Rita Orës. Patjetër që mund të kishte diçka romantike, por nuk u puthën, asgjë,”-tha një burim.