Tre hajdutë ranë në pranga për vjedhje. Ata banonin në Vlorë dhe kryenin vjedhje në Tiranë.
Të arrestuarit
1. Donald Veipi, 24 vjeç, banues në Vlorë.
2. I. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.
3. G. P., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Policia thotë se u kapën duke prerë me një sharre hekuri çelesin e derës së jashtme të një dyqani në rrugën “Tish Daia”.
Ata dyshohen edhe për vjedhje të tjera:
– Më datë 26.06.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. B., ku kanë marrë disa disa artikuj dhe një shumë monetare.
– Më datë 11.07.2016, në rrugën “Frosina Plaku”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. K., ku kanë marrë një lap top dhe disa artikuj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan; një sharrë hekuri e përshtatur për të prerë çelësa, një palë pinca për prerje shufrash hekuri, një kaçavidë, një palë pinca, një çekiç si dhe një automjet tip Renault Megane.