Policia ka kapur paraditën e sotme një person i dënuar me 23 vjet burg për grabitje me pasojë vdekjen.
Ai është shtetasi Mark Gjoka, 39 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 23 vjet burg.
Ndërsa, policia bën me dije se në pranga kë rënë edhe Kristo Biba, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 1 vit burg për mospagim të taksave dhe tatimeve.
Policia e Tiranës i ka kapur dy të kërkuarit ditën e sotme gjatë operacionit “Spastrimi”.