Policia kufitare në Qafë Botë ka sekuestruar një sasi prej 72 kilogramësh kanabis të fshehur në një makinë dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Autojmjeti “KIA”, i cili po dilte nga Shqipëria në drejtim të Greqisë u veçua në pikën e kontrollit në kufi.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar,është konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio shasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi prej 72 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë. /Opinion.al