Kryesore

Kapen 520 kg drogë në Nish,policia serbe:Erdhi nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 25/11/21 |
Opi Nion

Një aksion i policisë serbe në Nish ka sekuestruar 520 kg marihuanë, të ndarë në 134 qese. Mësohet se sasia e drogës është gjetur në një kamion mallrash.

Sipas MUP-it serb, kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi, ku ka qenë edhe e destinuar të shitej, shkruan Express.

Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.

Kalimi pa pengesa nëpër pikat kufitare është njëra nga pikat themelore të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të iniciativës së quajtur “Ballkani i Hapur”.

Pas