Plot 500 kilogramë të tjera kanabis janë sekuestruar mesditën e sotme nga policia e Vlorës.
Kështu, rreth orës 13:30 Delta Force pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, kanë konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike, me peshë rreth 500 kilogramë.
Droga është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.
Sekuestrimi i kësaj sasie kanabisi vjen në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me policinë italiane, ku mëngjesin e së martës u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton kanabis dhe u arrestuan dy skafistë në bord.