Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit kanë evidentuar dhe kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit ka sekuestruar 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Lënda narkotike është gjetur si rezultat i kontrolleve të detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./Opinion.al