Policia në Bergamo, Itali ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke shkatërruar një grup kriminal. Policia në këtë operacion ka arritur të zbulojë se rruga e kanabisit ishte Marok-Spanjë-Itali, ndërsa janë sekuestruar edhe 300 kilogramë kanabis. Policia ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.