Tre ton kokainë është kapur sot në Spanjë. Një megatrafik është shpartalluar nga policia, ku në pranga kanë rënë 12 persona. Kontrabanda e drogës shtrihej në Britani, Holandë dhe Spanjë. Sasia e madhe e drogës u gjet në rajonin veriperëndimor të Galicias, dhe mendohet se kanë qenë të lidhur në një rrjet kontrabande në jug të Kosta del Sol.
Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar në këtë rajon prej17 vjetësh, tha policia. Spanja është një pikë kryesore e hyrjes në Evropë të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Muajin e kaluar policia spanjolle zbuloi më shumë se një ton kokainë të fshehur nën qymyrin e drurit që vinte nga Kolumbia. Në nëntor, ata njoftuan arrestimin e një britaniku i akuzuar për rrjetin më të madh te trafikimit te drogës ne Europe.