Një sasi prej 2.25 kg heroinë është kapur sot, në doganën e Kapshticës, në Korçë.
Policia ka arritur të prangosë edhe transportuesin e saj, 41-vjeçarin, Olsi Delli.
Heroina u gjet e fshehur në shasinë e një mjeti tip Land Rover, me targë AA 889 PV, e cila drejtohej nga Delli.
41-vjeçari që po transportonte heroinën, ishte duke udhëtuar nga Turqia për në Shqipëri.