16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza. Sipas informacioneve lënda narkotike ishte e fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi.
Pas konstatimit të sasisë së heroinës, agjentët e policisë italiane kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili ishte drejtuesi i mjetit.
Sipas të dhënave, 38-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para autoriteteve të Ankonës. Ndërkohë, heroina e sekuestruar do t’i nënshtrohet testeve laboratorike.
Po ashtu, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ankona./ Opinion.al