Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave displinore për 29 deputetë të opozitës.
Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.
Kërkesa vjen pas seancës së ditës së sotme në Kuvend ku opoizta shkaktoi kaos, bllokoi punimet e seancës plenare dhe u përplasën fizikisht me Gardën. Ndërkohë gjatë seancës u përjashtuan deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
















