Kryesore

Kaosi në Kakavijë, Greqia po diskuton të heqë tamponin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 14/08/20 |
el ida

Situata kaotike në Kakavijë me emigrantët që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë, duket se do të marrë një zgjidhje, pasi Greqia po diskuton të heqë tamponin dhe ai të bëhet vetëm me kampion.

Lajmi është dhënë ministri i jashtëm, Agron Tare, i cili tha se kjo mund të nisë nga sot, pastaj çdo gjë do varet në varësi të shifrave.

“Në këto momente është hapur kufiri dhe po kalojnë qytetarë, se ishte bllokuar. Kjo situatë është në të gjithë botën, janë kushte të sigurisë, jo se grekët kanë bllokuar. Ministria e Brendshme greke është në debat me ministrinë e Brendshme për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve në Kakavijë. Deri tani ka qenë e bllokuar, se mjekët grek kanë pasur probleme, logjistike dhe materiale, nuk kanë pasur tamponë. Tani do hapet, do kalojnë me tampon, po autoritetet greke po diskutojne që të hiqet tamponi dhe ta bëjnë me random, pra me kampion, jo të gjithë, por disa do e bëjnë testin. Që t’ua bëj më të thjeshtë, nëse kalojmë 100 makina, ata mund te zgjedhin qe 10 qytetarë mund t’u bëhet tamponi, të tjerëve jo. Kjo situatë po diskutohet si mundesi, ndoshta do jetë nga sot, pastaj në varësi të shifrave do shihet, se mund të mbyyllet fare kufiri nëse ka raste të reja shumë”, tha Tare për Report tv. /Opinion.al

Pas