Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

2026/01/06 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores.

Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial, aty ku Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë, pas kapjes së Madurros në një operacion ajror amerikan të shtunën.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara me persona të armatosur, si dhe trupa që përparojnë në formacion luftarak përgjatë rrugëve të kryeqytetit. Në pamje shihen gjithashtu motoçiklistë të armatosur me pushkë, të ngjashëm me njësi paraushtarake që i përgjigjen Ministrisë së Brendshme. Raportohet se dritaret e disa pallateve janë goditur nga plumbat.

Të shtënat nisën rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës italiane dhe vazhduan me intensitet të lartë për më shumë se gjysmë ore. Më pas, autoritetet u shprehën për një televizion lokal se “situata është nën kontroll”.

Sipas disa burimeve, incidenti mund të jetë shkaktuar pasi dy dronë janë parë duke fluturuar mbi pallatin presidencial, çka ka shtuar frikën për një ndërhyrje të re amerikane. Kjo dyshohet se ka çuar në reagimin e forcave të sigurisë dhe aktivizimin e armëve kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore.

Pas incidentit, ndërtesat qeveritare në qendër të Karakasit janë evakuuar. Transmetuesi kolumbian Caracol raportoi se ministritë dhe institucionet shtetërore në zonën e përleshjeve u mbyllën, ndërsa bizneset dhe lagjet përreth u izoluan për arsye sigurie, duke lënë qytetarë dhe klientë të bllokuar brenda ambienteve.

Autoritetet venezueliane nuk kanë dhënë ende një sqarim të detajuar mbi shkaqet e të shtënave, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Ju sugjerojmë

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Bota

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

7 Janar, 2026 4:36 pm
Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

7 Janar, 2026 4:33 pm
Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën
Bota

Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën

7 Janar, 2026 4:27 pm
SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus
Bota

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus

7 Janar, 2026 3:55 pm
Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete
Rajoni

Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete

7 Janar, 2026 3:26 pm
Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura
Aktualitet

Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura

7 Janar, 2026 3:11 pm
Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë
Aktualitet

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

7 Janar, 2026 2:49 pm
Ishin nisur drejt Rinasit, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi
Aktualitet

Ishin nisur drejt Rinasit, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi

7 Janar, 2026 2:47 pm
Para
Moti i acartë “pushton” Francën

Moti i acartë "pushton" Francën

Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

TE FUNDIT

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
7 Janar, 2026

Emrat, gradat dhe moshat e 32 ushtarakëve kubanë të vrarë gjatë kapjes së presidentit venezuelas Nicolás Maduro nga forcat amerikane...

Lexo më shumë

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
7 Janar, 2026

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht deri në këto momente, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Zëvendëskryeministrja dhe...

Lexo më shumë

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
7 Janar, 2026

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, raportohet të kenë pësuar lëndime gjatë operacionit sekret të Shteteve...

Lexo më shumë

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
7 Janar, 2026

Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com