Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për Brexit. Kjo situatë ka tensionuar dhe palët politike në Britani të cilët kërkojnë nga kryeministri, Boris Johnson, të mbajë premtimin që bëri kur mori këtë post.
Brexit gjithashtu ka shkaktuar dhe kaos në parlamentin britanik, ku gjatë debatit deputetë nuk i kanë kursyer fyerjet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë janë shtrirë në sallë. Ndërkohë, siç shihet dhe në video, kryetari i parlamentit, John Bercow është detyruar që të ngrejë zërin që të mbajë qetësi gjatë seancës./ Opinion.al