Akti i 18-të i jelekëve të verdhë është kthyer në një fushë-betejë përleshjesh në Paris. Ata kishin paralajmëruar një protestë masive për shkak të përmbylljes së një debate kombëtar të Presidentit Emanuel Macron.
Mësohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur për shkak të përplasjeve, ndërkohë që protestuesit i vunë zjarr dyqaneve dhe kioskave përreth. Ky ka qenë një aksion i fortë i tyre për shkak të uljes së numrit të protestuesve nga hera e parë që nisën këto protesta më 17 nëntor 2018.
Protesta nisi fillimisht për shkak të rritjes së çmimit të naftës, e cila nuk u zbatua nga qeveria pikërisht prej protestave. Tashmë jelekët e verdhë kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Macron, i cili për ta është përgjegjës për përkeqësimin e kushteve të jetesës./Xh.K/Opinion.al/