Është kthyer në një kaos edhe këtë të enjte seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeministri Rama i ka deleguar interpelancën ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por ky fakt nuk u pranua nga deputetët e opozitës, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Ndërkohë Kuvendi po vijon punimet normalisht me ministrat që po flasin dhe po prezantojnë projektligjet.
Sakaq, garda ka rrethuar Foltoren.