Policia ka arrestuar një 32-vjeçarë në Kuçovë , pasi ka kanosur dy persona. Bëhet me dije se në pranga ka rënë M.L., banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.
Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”, njofton policia./ Opinion.al