Aktualitet

Kanos infermierin me thikë, sëpatë e levë, arrestohet 47-vjeçari në Maliq



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 16/06/22 |
Opi Nion

Një 47-vjeçar në Maliq ka kanosur me thikë, sëpatë dhe levë infermierin e ambulancës në fshatin Klocë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Gj., i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik që oficerët e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas