Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidimi për President/ Bujar Osmani: Presidenca, kështjella e fundit e monopolit etnik

2024/02/28 at 4:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kandidimi për President/ Bujar Osmani: Presidenca, kështjella e fundit e monopolit etnik

Që prej nisjes së karrierës në politikë, ZvKryeministrit, njëherazi Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së veriut, Bujar Osmanit i janë besuar portofole të larta shtetërore, por edhe detyra të rëndësishme në institucione ndërkombëtare, mes të cilave edhe ajo e drejtuesit të OSBE-së.

Në 24 Prill do të garojë për një ndër postet më të larta, atë të Presidentit, nën siglën e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, të fundit kështjellë që thotë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund t’ia besojnë një kandidati shqiptar.

Bujar Osmani: Ishte zonë e ndaluar që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Unë e quaj “kështjellë e monopolit etnik” pozita e kryeministrit. Ka mbetur dhe një kështjellë e fundit e monopolit etnik, e rezervuar për një komunitet dhe e ndaluar për një komunitet tjetër. Qëllimi jonë është të arrihet barazia. Një numër i madh i komunitetit maqedonas janë duke e kuptuar që qenka vlerë e shtuar integrimi i shqiptarëve në institucione.

“Jo Rusisë, po Evropës” është slogani që do shoqërojë fushatën e tij, teksa këto zgjedhje i cilëson historike duke premtuar se do jetë jo vetëm gardian i kushtetutës, por mbi të gjitha i orientimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Bujar Osmani: Kjo është ajo që garanton kandidatura ime duke pasur pozicionin tim ndërkombëtar në të kaluarën, qëndrimi im përsa i përket NATO-s dhe BE-së. Kam qenë mbartës i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në 7 vitet e fundit.

Kandidimin në postin e Presidentit të Maqedonisë së Veriut e cilëson referendum popullor, teksa thotë se e kundërta vetëm sa do instalojë një proces përjashtues.

Bujar Osmani: Po qe se edhe këtë radhë, me këtë kandidaturë, qytetarët do të votojnë vetëm mbi baza etike, ne nuk mund të bëhemi pjesë në proceset zgjedhore përjashtuese.

Veten e sheh favorit përballë rivalit të tij në garë, kandidatit shqiptar të opozitës, Arben Taravari.

Bujar Osmani: Kundër-kandidati im kishte një krizë politike në partinë e vet dhe u shkarkua nga partia e tij dhe nuk e bën kjo me bagazh të mjaftueshëm për të retenduar një opozitë të unifikimit të popullit.

Madje favorit thotë se ndihet edhe përballë presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i cili garon për një mandat të dytë presidencial.

Bujar Osmani: Duke qenë se kam qenë pjesë e dizenjimit të marrëveshjes së Prespës, ligjit të gjuhës, udhëheqës i procesit të marrëveshjes më Bullgarinë, kam mundësuar fillimin e bisedimeve me BE-në, më jep një avantazh të madh.

Mbështet idenë e zgjedhjes së presidentit nga kuvendi dhe jo nga populli, ndaj dhe shpreson se edhe pas 8 Majit, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ky amendim kushtetues do arrijë të gjejë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Bujar Osmani: Presidenti i ardhshëm të ketë përqimin e të gjithë komuniteteve për të luajtur rolin që ka dhe jo për t’u bërë burim i polarizimeve dhe i dallimeve shtesë në vend siç ka qenë në vazhdimësi.

Zgjedhjet për presidentin në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy raunde, i pari në 24 Prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 Maj.

Ju sugjerojmë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk miraton ndihmën për Kievin

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk miraton ndihmën për Kievin

Media ruse shkruan për Samitin e Tiranës: Vuçiç u shpreh kundër sanksioneve ndaj Rusisë!

Media ruse shkruan për Samitin e Tiranës: Vuçiç u shpreh kundër sanksioneve ndaj Rusisë!

Fotolajm/ Zelensky dhe 8 liderët e Europës Juglindore në restorantin Padam

Fotolajm/ Zelensky dhe 8 liderët e Europës Juglindore në restorantin Padam

TE FUNDIT

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com