Kryesore

Kandidatura e Mirakës/Grupi i Alibeajt: S’e kundërshtuam, u propozua nga Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 30/05/22 |
Opi Nion

Pas akuzave të lëshuara nga kreu i PD, Sali Berisha për heqjen e kandidaturës së Simon Mirakës nga posti i komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruhet se asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshtuar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha.

Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve.

Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste.

Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve”,-thuhet në reagim./Opinion.al

Pas