Procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit në Bashkinë e Lushnjes.
Nga rezultatet e deri tanishme kryeson me 8091 vota kandidatja e Partisë Socialiste.
Ajo ka një diferencë të thellë me mbi 3 mijë vota nga kandidati i dytë, Elton Bano, i cili kandidoi në radhët e “Shtëpia e Lirisë”. Bano ka marrë deri më tani 4804 vota.
Forcë e tretë në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike. Kandidati i saj Indrit Sefa ka marrë 1698 vota deri më tani.