Avokatja Adriana Kalaja ka prezantuar në emisionin “Opinion” platformën e saj për Tiranën, ndërsa garon për Tiranën në primaret e Partisë Demokratike.
Një nga pikat e saj të platformës është edhe shembja e kullave pa leje ose me leje të jashtëligjshme, përmes përdorimit të tritolit.
Kalaja tha se kjo është mënyra që ligji parashikon për ndërtimet pa leje, ndërsa pohoi se qytetarët që do të dalin nga këto banesa do të strehoen në kulla apo palate të tjera që sipas saj do ta paguajnë oligarkët. Kalaja tha se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për kullat pa leje apo me leje problematike, që nga viti 2015.
“Ndërtuesit e paligjshëm të kullave sipas kodit penal kanë përgjegjësi penale. Qytetarët do të dëmshpërblehen të gjithë dhe dëmin do e paguajnë ata oligrakë, sepse kanë pallate sa të duash”, tha Kalaja./Opinion.al