Aktualitet

Kandidati për Kryeprokuror konfirmohet në detyrë nga KPK


               Publikuar në : 14:25 - 23/07/19 |
Al Do

Olsian Çela është konfirmuar në detyrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në periudhën 2008-2012 rezultoi pa probleme në tri shtyllat e vetingut.

Ai është një nga kandidatët për Kryeprokuror edhe pritet tashmë nëse vendimi i KPK do të apelohet.

Trupa Gjykuese që dha vendimin përbëhej nga gjykatësit Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. /Opinion.al

Pas