Olsian Çela është konfirmuar në detyrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në periudhën 2008-2012 rezultoi pa probleme në tri shtyllat e vetingut.
Ai është një nga kandidatët për Kryeprokuror edhe pritet tashmë nëse vendimi i KPK do të apelohet.
Trupa Gjykuese që dha vendimin përbëhej nga gjykatësit Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. /Opinion.al