Boris Johnson është kandidati kryesor për të marrë postin e kryeministrit në Britani, por me mesa duket gjërat nuk po i shkojnë mirë në shtëpi.
Mësohet se Johnson ka pasur një debat të ashpër me të fejuarën e tij 30-vjeçare, Carrie Symonds.
Komshinjtë pasi kanë dëgjuar me minuta të tëra diskutimet me zë të lartë të çiftit, janë bërë merak nga zhurma e pjatave të thyera si dhe orendi të tjera, dhe ulërimat e Symonds, që sipas tyre i kërkonte Johsson t’i rrinte larg.
Disa nga komshinjtë e Johnson kanë shkuar në banesën e Johnson, por askush nuk ua hapi derën, kjo bëri pas pak minutash ata të njoftonin policinë./Opinion.al E.Xh.