Bota

Kandidati për kryebashkiak në SHBA qëllohet me armë në zyrën e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 15/02/22 |
Opi Nion

Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentakit është sulmuar me armë në zyrën e tij mëngjesin e së hënës. Fatmirësisht ai arriti t’iu shpëtojë plumbave, pa lëndime.

Policia ka kapur individin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville.

Greenberg më vonë postoi në Tëitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Asnjë pistë lidhur me ngjarjen e rëndë nuk është identifikuar ende nga policia e Louisville.

Pas ngjarjes disa njerëz, përfshirë z. Greenberg, u panë duke u shoqëruar të padëmtuar nga ndërtesa nga policia.

Policia shton se politikani Greenberg ishte me të vërtetë me fat që kishte shpëtuar pa u lënduar.

“Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot, që Greenberg nyk është lënduar” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë shtypi të hënën pasdite./Opinion.al

Pas