Politikë

Kandidati për KQZ: Vij për rrogën! Gjiknuri: Më pëlqeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 30/09/20 |
Opi Nion

Kamerion Salillari është prej kandidatëve që po garon për trupën e re të KQZ-së.

Por, ndryshe nga kandidatët e tjerë, të cilët janë përpjekur që kandidimin e tyre ta lidhinin me rritjen profesionalizmit në këtë institucion, ai është treguar më shumë i sinqertë.

Kamerion Salillari u shpreh se një nga arsyet është edhe paga e mirë, deklarata e tij shkaktoi të qeshura te anëtarët e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve.

Diskutimi në komision
Unë jam Kamerion Salillari. Ajo që më shtyu të kandidoja është se besoj se u ndryshua ligji, pashë të nevojshme se besoj se kam arritur pjekurinë profesionale. Një shtysë tjetër është edhe pjesa e shpërblimit, besoj se kjo do të ndihmonte përmirësimin nga ana social ekonomike familjen time. Besoj se është shumë normale.

Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë. Realisht. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet. Se të gjithë e kanë se duan të sakrifikojnë, jo më pëlqeve realisht.

Myslim Murrizi: E vlerësoj shumë sinqeritetin dhe pragmatizmin sepse në fakt edhe KAS-i edhe Rregullatori, me të dy, gjithsesi të dyja janë funksione që punohet, këta të tjerët mendojnë se i shërbejnë me devotshmëri atdheut. Janë institucionet që punohet me part time, KAS-i do të jetë një muaj punë njëherë në dy vite./ Opinion.al

Pas