Kryesore

Kandidati i PD:Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 06/03/22 |
Opi Nion

Kandidati i PD për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa ka falënderuar lushnjarët që ushtruan të drejtën e tyre të votimit duke i siguruar se vullneti i tyre në kuti do të lexohet siç ata e kanë hedhur.

Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.

Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”,-tha Sefa./Opinion.al

Pas