Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidati i opozitës kapi furgonin e PS në Has, policia: Ja çfarë gjetëm brenda

2023/04/18 at 3:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidati i opozitës kapi furgonin e PS në Has, policia: Ja çfarë gjetëm brenda

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit, Miftar Dauti ka ndaluar këtë të martë furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Muja.


Dauti tha se djali i Mujës e kishte mbushur furgonin me ndihma që do t’ua shpërndante familjeve në këmbim të votave.

Për këtë ngjarje ka reaguar Policia e Shtetit. Në një njoftim zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se për këtë rast është njoftuar Komisariati i Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Pasi është marrë autorizimi nga organet kompentente është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Për rastin po merren në pyetje B.M dhe E.M, dy djemtë e kandidatit të PS si dhe magazinieri i bashkisë së Hasit.

“Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e  kontrollit në këtë furgon.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet  e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni”-njofton policia.

Etiketa: Bashkë fitojmëHalit MujaMiftar Dauti


Ju sugjerojmë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
Rajoni

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

23 Tetor, 2025 11:17 am
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
Para
Kurti kërkon dënimin për krimet serbe: Është tentuar shfarosja

Miratimi i liberalizimit të vizave, Kurti: Kosova një hap më afër BE-së

G7 zotohet për një qëndrim të ashpër kundër Rusisë

G7 zotohet për një qëndrim të ashpër kundër Rusisë

Iu ndalua hyrja në RMV, ministri i Drejtësisë i kërkon falje hoxhës nga Shqipëria

Iu ndalua hyrja në RMV, ministri i Drejtësisë i kërkon falje hoxhës nga Shqipëria
















TE FUNDIT

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë
23 Tetor, 2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm ekonomik gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin...

Lexo më shumë

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
23 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në...

Lexo më shumë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com