Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve

2024/11/04 at 4:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve

Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat shtete të pavendosura që mund të jetë përcaktuese për fituesin e garës presidenciale. Nënpresidentja Kamala Harris, ish Presidenti Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tyre kaluan shumë kohë duke bërë fushatë në këtë shtet që gjendet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Afrikano-amerikanët përbëjnë 22 për qind të popullsisë dhe sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës, Rafael Saakov ata mund të vendosin se kush i fiton 16 votat e kolegjit zgjedhor të Karolinës së Jugut.


Në prag të ditës së zgjedhjeve, ish Presidenti demokrat Barack Obama shkoi në Karolinën e Veriut për të bërë fushatë për kandidaten demokrate Kamala Harris. Ai fitoi në këtë shtet në vitin 2008 dhe në këtë cikël zgjedhor dëshiron të sigurohet që zonja Harris do të fitojë.

“Jam këtu për një arsye shumë të rëndësishme, që të kërkoj nga ju të votoni për guvernatorin tuaj të ardhshëm dhe për presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris!” tha ish presidenti amerikan Obama.

Charlotte, qyteti më i madh i Karolinës së Veriut, ka përkrahur kandidatët demokratë në pesë zgjedhjet e fundit presidenciale. Mbi një e treta e banorëve të qytetit janë afrikano-amerikanë, por jo të gjithë janë të përqendruar tek çështjet e njëjta ndërkohë që përgatiten të hedhin votën.

“Çështjet kryesore për mua janë të drejtat e grave, që ato t’i marrin vetë vendimet për trupin e tyre, si dhe për çështjet që kanë të bëjnë me orientimin seksual dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ. Dhe natyrisht, si afrikano-amerikane, është e rëndësishme për mua që të drejtat e njeriut të mbrohen…”, thotë banorja Taylor Marshall.

“Për mua është me rëndësi që të ketë përkujdesje për klasat e ulëta – ka shumë gjëra që po ndodhin, siç është heqja e taksave dhe mosndëshkueshmëria e policëve për trajtimin që u bëjnë të rinjve afrikano-amerikanë dhe kjo nuk është e drejtë”, thotë një banore tjetër në Charlotte, që u identifikua si Jasmine.

“Cilat janë çështjet e rëndësishme? Për mua kostoja e jetesës është shumë e rëndësishme, mënyra se si jetojmë. Që të na e bëjnë koston më të përballueshme”, thotë Tanya.

Në degën e Partisë Demokrate në Qarkun e Mecklenburgut, në Charlotte, ekipi i fushatës i tha Zërit të Amerikës se deri më 24 tetor, rreth 31 për qind e votuesve afrikano-amerikanë kishin votuar. Organizatorja e Partisë Demokrate për këtë qark, Leah Smart, thotë se ka biseduar me votuesit afrikano-amerikanë që kanë votuar për të dy kandidatët.

“Disa njerëz ndihen që vota e tyre po merret si e mirëqenë, se nuk po vlerësohet sa duhet dhe se nuk po u kërkohet përkrahja ashtu siç ata mendojnë se duhet t’iu kërkohet. Një pjesë e mirë e punës tonë këtu në këtë qark është e përqendruar për ta ndryshuar këtë situatë”, thotë ajo.

Dega e Partisë Republikane në Charlotte refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë.

Por kandidati republikan për nënpresident, JD Vance qëndroi këtu së fundmi për të kërkuar votën e afrikano-amerikanëve.

“Në një mënyrë, këto zgjedhje në thelb do të përcaktojnë nëse të krishterët do të kenë mundësinë të jetojnë sipas mësimeve të fesë së tyre, të kërkojnë zbatimin e parimeve të fesë së tyre dhe nëse të krishterëve do t’u lejohet t’i rrisin fëmijët dhe t’i ndërtojnë komunitetet sipas vlerave të tyre”, tha kandidati republikan për nënpresident, JD Vance.

Për republikanët ka qenë historikisht e vështirë të fitojnë përkrahjen e votuesve afrikano-amerikanë. Ish Presidenti Trump fitoi vetëm 8 për qind të votave afrikano-amerikane në vitin 2020, por disa anketa tregojnë se ai po fiton më shumë përkrahje nga ky komunitet në këtë cikël zgjedhor.

Dhe mesazhi fetar iu përshtatet disa votuesve afrikano-amerikanë në Karolinën e Veriut, shumica dërmuese e të cilëve identifikohen si protestantë apo të krishterë evangjelistë.

“Natyra e njerëzve në Karolinën e Veriut është dhe gjithmonë ka qenë e lidhur me identitetin fetar të krishterë. Zoti Trump i përcjell parimet e Biblës në shumë raste”, thotë banori i Karolinës së Veriut, Martin Jackson.

Zoti Obama gjatë fjalimit në Charlotte nënvizoi se asnjë president nuk mund ta zhdukë plotësisht racizmin apo t’i zgjidhë të gjitha problemet, por politika, varësisht kënd vendosin njerëzit ta zgjedhin, mund t’i përmirësojë apo t’i përkeqësojë jetët e njerëzve./VOA



Ju sugjerojmë

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

15 Maj, 2025 8:46 am
Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
Aktualitet

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

15 Maj, 2025 8:29 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

15 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

15 Maj, 2025 8:13 am
Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Para
Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve në bazë të dekretit për të shërbyer në Ukrainë

Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve në bazë të dekretit për të shërbyer në Ukrainë

Gjysma e popullsisë së Tiranës, të ardhur nga rrethet

Gjysma e popullsisë së Tiranës, të ardhur nga rrethet

Ministrja e Jashtme e Kosovës për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut

Gërvalla për zgjedhjet në SHBA: Nuk ndikojnë në marrëdhënien me Kosovën
















TE FUNDIT

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
15 Maj, 2025

Policia ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Blutë kanë bllokuar disa akse rrugore...

Lexo më shumë

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin ‘Skënderbej’, pas...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
15 Maj, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
15 Maj, 2025

Dashi Mund të futeni në një diskutim romantik me një person që e doni shumë. Megjithatë përpara se të bëni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com