Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatët për kryeministër në Kosovë injorojnë “elefantin në dhomë”

2025/01/19 at 3:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kandidatët për kryeministër në Kosovë injorojnë “elefantin në dhomë”

Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore për të joshur votues.


Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është top-zotim i asnjërit kandidat për kryeministër të Kosovës.

Në shtatë ditët e para të fushatës zgjedhore, të katërtit prej tyre – Albin Kurti i Vetëvendosjes në pushtet, Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së – energjitë i kanë përqendruar ekskluzivisht te politika e brendshme… dhe akuzat për njëri-tjetrin.

Me çmime të rritura, pagë mesatare 570 euro, papunësi mbi 10%, premtimet që fokusohen në përmirësimin e kushteve të jetesës, duket se depërtojnë më lehtë në mendjet e votuesve, por ata janë të vetëdijshëm se edhe dialogu, herët a vonë, është i pashmangshëm.

“Çdo qeveri që vjen në pushtet, pa bisedime me Serbinë, pa marrëveshje me Serbinë, nuk do të mund të sigurojë stabilitet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Fadil Pacolli nga Prishtina.

Për bashkëvendësin e tij, Abdyl Gashi, “kjo çështje nuk ka të bëjë me kategorizim prioritetesh – i pari, i dyti, i treti – por është një rrjedhë në të cilën Kosova ka hyrë dhe jashtë së cilës nuk mund të dalë, pa marrë parasysh se cila qeveri vjen”.

“Edhe me një komshi – sikur ta kesh një punë të paqartë apo të pakryer – duhet të bisedosh, e lëre më me shtetin fqinj. Punët duhet të kryhen gjithsesi me dialog”, thotë Valbona Ballovci, po ashtu nga Prishtina.

Dialogu, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është edhe kushti që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, qoftë NATO-ja, Këshilli i Evropës e kështu me radhë.

Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi zyrën e secilit kandidat për kryeministër, për t’i pyetur se si do t’i qasen dialogut me Serbinë në rast se fitojnë, por prej asnjërit nuk mori përgjigje.

Partitë e të katërve kanë udhëhequr qeverinë në periudha të ndryshme kur Kosova ka nënshkruar ose bërë marrëveshje me Serbinë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Shumë prej këtyre marrëveshjeve, ende sot, nuk zbatohen prej asnjërës palë dhe tensionet mes tyre mbeten të larta.

Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, thotë se Kurti as në fushatën e para katër vjetëve nuk e ka përfshirë dialogun me Serbinë në mesin e prioriteteve të tij, duke u treguar më i pabindur para aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa për partitë aktualisht në opozitë, ajo thotë se ka një arsye që nuk e përmendin atë.

“Para komunitetit ndërkombëtar, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja janë paraqitur gjithmonë si parti fleksibile, me të cilat Perëndimi mund të punojë. Por, të thuash diçka pro Asociacionit [të komunave me shumicë serbe] tani, është shumë jopopullore në Kosovë, cilësohesh edhe si tradhtar dhe këtë mezi e pret partia në fuqi, Vetëvendosje”, thotë Emini për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

“Në anën tjetër, të thuash se jemi kundër Asociacionit, atyre parti u digjet karta me komunitetin ndërkombëtar se ‘ne jemi konstruktivë dhe Kurti nuk është’. Ndaj, është thikë me dy tehe dhe po navigohet me shumë kujdes”, sipas saj.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër pikat më të nxehta në kontestin e saj me Serbinë.

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për të në vitin 2013, kur në pushtet në Kosovë ka qenë PDK-ja me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa, dy vjet më vonë, kur pushteti është udhëhequr nga LDK-ja me Isa Mustafën, është arritur edhe një marrëveshje tjetër për parimet e atij asociacioni.

Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, nga frika e autoriteteve të Kosovës se do të mund të ndikonte keq në funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Janë hartuar, ndërkohë, drafte për statutin e Asociacionit, janë dhënë garanci për të nga komuniteti ndërkombëtar, është bërë trysni, por pa sukses.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga shtatori i vitit 2023. Ai nuk i është përgjigjur asnjë ftese të BE-së për takim, pasi po atë muaj ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit dhe Kurti ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia – të cilën e ka bërë përgjegjëse – t’i dorëzojë fillimisht autorët e sulmit.

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë se kushdo që të zgjidhet kryeministër i ri i Kosovës, me doemos, do të duhet të përshtatet mes kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare në njërën anë dhe të kujdeset që Asociacioni të mos dalë jashtë kornizave kushtetuese të Kosovës në anën tjetër.

Megjithatë, paralajmëron se gjetja e këtij mesi të artë nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.

“Serbia nuk është më dele e zezë e rajonit, nuk është më armike e Perëndimit, i cili e ka bombarduar. Për dallim prej 1999-ës, Serbia, në vitin 2025 është aleate e Perëndimit dhe kjo aleancë mes tyre vetëm se është duke u rritur. Ata gëzojnë sot raporte të paprecedente politike, ushtarake, ekonomike”, thotë Shasha.

Në mes të një agjende të ngjeshur globale, Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike në Prishtinë, nuk pret që përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jenë shpejt në vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Ndaj, rekomandon që kryeministri i ri i Kosovës të fokusohet në tri prioritete tjera imediate të politikës së jashtme, sipas tij:

“Nën një është siguria kombëtare, sepse, çdo ditë e më shumë, rrezikohet nga Serbia me anë të militarizimit të saj dhe politikës ekspansioniste. Nën dy është konsolidimi i njohjes ndërkombëtare. Dhe, nën tre, është mirëqenia ekonomike e qytetarëve. Meqenëse Kosova është një shtet i vogël – qoftë me popullsi, qoftë me territor, qoftë me resurse ekonomike – duhet të synohet tërheqja e kapitalit të huaj për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Derisa Gërgi thotë se përparimi në dialog do të varet ekskluzivisht nga vullneti i palëve, David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias, thotë se ritmin do të mund ta imponojë edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nga i cili nuk pret që të ketë shumë durim.

“Administrata e re do të ndjekë një politikë të ndarjes, të ngjashme me politikat e saj në të kaluarën. Ajo do të përpiqet të krijojë ose zona të veçanta ekonomike në veri të Kosovës, ose ndarje ligjore, duke ia bashkuar Serbisë komunitetet në veri të lumit Ibër. Trump është tregtar dhe njeri i pasurive të patundshme”, thotë Phillips.

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, armiqësive në Lindjen e Mesme, rritjes së Kinës dhe sfidave të tjera gjeopolitike, çdo parashikim është i pasigurt.

Kandidatët për kryeministër të Kosovës kanë kohë deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt për t’i bindur votuesit se kanë një vizion të qartë dhe efektiv për të ardhmen e tyre.

Pastaj, lista e tyre me gjërat “për t’u bërë” edhe mund të riorganizohet./REL



Ju sugjerojmë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Rama “sy m’sy” në “Facebook” me qytetarët: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i antikorrupsionit

Rama “sy m’sy” në “Facebook” me qytetarët: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i antikorrupsionit

Aksident në Vlorë, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Vlorë, humb jetën drejtuesi i motorit

VIDEO/ Një grumbull rrënojash, si duket Gaza pas tërheqjes së Izraelit

VIDEO/ Një grumbull rrënojash, si duket Gaza pas tërheqjes së Izraelit
















TE FUNDIT

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com