Politikë

Kandidat të përbashkët për zgjedhjet e 2023?Berisha:Do të diskutohet me aleatët por PD…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 30/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët deklaroi se PD do të ulet në tryezë me Partinë e Lirisë dhe aleatët e tjerë për të diskutuar për mundësinë për të patur kandidatë të përbashkët të opozitës në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Kryedemokrati tha se PD nuk do të largohet nga primaret, ndërsa shtoi se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar.

“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”, tha Berisha./Opinion.al

Pas