Kryesore

Kandidat për president? Basha i përgjigjet Berishës: Gënjeshtër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 03/04/22 |
Opi Nion

Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kishte marrë informacione nga bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës se ky i fundit do të kandidonte për President.

Kësaj deklarate Basha i është përgjigjur mbrëmjen e sotme nga Shkodra, ku u prit nga ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati dhe nga kreu i degës Xhevdet Amuli.

Ish-kreu i PD tha se refuzon gjuhën e gënjeshtërt, duke shtuar se sot në PD po mblidhen anti-vlerat.

Prej kohësh debati është zhvendosur ku i intereson një grupi njerëzish. Një grusht njerëzish mban peng politikën, mposhtja e këtij sistemi kërkon të kuptojmë ne sa kemi qenë në lartësinë e detyrës. Bashkimi bëhet rreth vlerave ndërkohë që sot në PD mblidhen rreth antivlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata”,-tha Basha./Opinion.al

Pas