Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor.
Në një intervistë televizive, Isai është shprehur se kandidimin e tij e shikon si një mënyrë për të kontribuar më shumë për Kolonjën, i cili është dhe vendi i lindjes së tij.
Po ashtu, ai zbuloi se do të shpërngulet në Kolonjë së bashku me familjen e tij, ku pritet që të nis një karrierë të re në jetën e tij.
“Dhe ne nesër shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, theksoi ai./ Opinion.al E.Xh.