Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
“Është e qartë se një takim i tillë nuk do të ndodhë, ndryshe nga ajo që ishte rënë dakord më parë midis presidentit Trump dhe presidentit Putin,” u shpreh Merz, në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron.
Dy liderët u takuan për një darkë pune në Fort Bregançon, në jug të Francës, ku dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat para se të nisnin bisedimet zyrtare.