Aktualitet

Kancelari i Austrisë uron Ramën: Të forcojmë më tej marrëdhëniet tona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 29/04/21 |
Opi Nion

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një stausi në Twitter, Kurtz shkruan se Austria pret që të forcohen më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, për të luftuar pandeminë dhe për t’i mundësuar Shqipërisë hyrjen në BE.

“Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, ka shkruar Kurtz./Opinion.al

 

Pas