Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanadaja i bashkohet SHBA-së, 100% tarifa makinave elektrike kineze

2024/08/27 at 3:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanadaja i bashkohet SHBA-së, 100% tarifa makinave elektrike kineze

Kanadaja njoftoi të hënën se po u vendos 100% tarifa makinave të importuara të prodhimit kinez, duke arritur kështu nivelin e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Qeveritë perëndimore thonë se subvencionimi nga qeveria kineze i mundëson kompanive kineze një avantazh të padrejtë në treg.

Njoftimi u bë pas inkurajimit nga këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një takimi të dielën me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat kanadezë. Zoti Sullivan pritet të bëjë vizitën e tij të parë në Pekin të martën.

Kryeministri kanadez Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë gjithashtu 25% tarifa ndaj çelikut dhe aluminit kinez. “Aktorë si Kina ka zgjedhur t’i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, tha ai.

Nuk pati një përgjigje të menjëhershme nga Kina.

Të vetmet makina elektrike që importohen nga Kina, për momentin janë Teslat, të cilat prodhohen në një fabrikë në Shanghai. Kompania amerikane Tesla mund ta shmangë këtë tarifë duke e kaluar prodhimin për tregun kanadez tek fabrikat në Shtetet e Bashkuara ose në Gjermani.

Firmat kineze të automjeteve nuk luajnë ende një rol në tregun kanadez. Megjithatë, firma gjigande kineze e automjeteve elektrike BYD çeli një degë të sajën në Kanada pranverën e kaluar dhe ka sinjalizuar se synon të hyjë në tregun kanadez ndoshta që vitin e ardhshëm.

Zyrtarët kinezë ka të ngjarë të ngrenë me zotin Sullivan shqetësimet e tyre në lidhje me tarifat amerikane, ndërsa Pekini vazhdon të riparojë ekonominë e tij pas pandemisë COVID-19. Presidenti amerikan Joe Biden vendosi në maj tarifa të reja të larta për automjetet elektrike kineze, bateritë e avancuara, materialet për energjinë diellore, çelikun, aluminin dhe pajisjet mjekësore.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se një front i bashkuar, një qasje e koordinuar për këto çështje është në të mirë të të gjithëve”, u tha zoti Sullivan gazetarëve të dielën.

Presidenti Biden ka thënë se subvencionet e qeverisë kineze për automjetet elektrike dhe mallrat e tjera të konsumit synojnë t’u japin kompanive kineze avantazh të padrejtë në tregtinë globale.

Firmat kineze mund të shesin makina elektrike me një çmim prej vetëm 12 mijë dollarësh. Impiantet e paneleve diellore të Kinës dhe uzinat e çelikut dhe aluminit kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur pjesën më të madhe të kërkesës botërore. Zyrtarët kinezë argumentojnë se është prodhimtaria e tyre që i mban çmimet të ulëta dhe se kjo do të ndihmonte për një tranzicion drejt ekonomisë së gjelbër.

“Po e bëjmë këtë në bashkërendim, paralelisht, me ekonomitë e tjera në mbarë botën që pranojnë se kjo është një sfidë me të cilën po përballemi të gjithë”, tha zoti Trudeau për tarifat e reja. “Nëse nuk duam të dalim të gjithë të fundit në garë, atëherë duhet ta ngremë zërin”.

Zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland tha se Kanadaja gjithashtu do të nisë një konsultim 30-ditor në lidhje me tarifat e mundshme për bateritë kineze, pjesët e baterive, gjysmëpërçuesit, mineralet jetike, metalet dhe panelet diellore.

“Kina ka një politikë të qëllimshme të drejtuar nga shteti për të ofruar produkte mbi kapacitetin e tregut, për të gjymtuar industrinë tonë”, tha zonja Freeland. “Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë me sektorin tonë të makinave elektrike, që ka dhënë shenja premtuese”.

Të vetmet automjete elektrike të prodhuara në Kinë dhe që aktualisht importohen në Kanada janë nga kompania Tesla, të prodhuara në fabrikën e kësaj kompanie në Shangai.

Kanadaja “duhej t’i bashkohej qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, duke patur parasysh integrimin ekonomik që kemi me Shtetet e Bashkuara; mbi 75% e eksporteve tona janë drejt Shteteve të Bashkuara”, tha Guy Saint-Jacques, ish-ambasador kanadez në Kinë.

Zoti Saint-Jacques tha se Kanadaja mund të presë kundërpërgjigje nga Kina në industri të tjera, duke shtuar se produkte si elbi dhe mishi i derrit janë të rrezikuara, sepse Kina mund t’i marrë ato nga vende të tjera.

“Kina do të dojë të dërgojë një mesazh”, tha ai./ VOA

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Cikalleshi u tërhoq nga Kombëtarja, FSHF: Mirënjohje, dha kontribut të madh si kuqezi

Cikalleshi u tërhoq nga Kombëtarja, FSHF: Mirënjohje, dha kontribut të madh si kuqezi

Ronaldo flet për tërheqjen nga futbolli: Mund ta mbyll tek Al Nassr

Ronaldo flet për tërheqjen nga futbolli: Mund ta mbyll tek Al Nassr

Ukraina teston raketën balistike/ Trupat avancojnë në Rusi, Moska bombardon nga ajri

Ukraina teston raketën balistike/ Trupat avancojnë në Rusi, Moska bombardon nga ajri

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com